Pejë: Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë, iu vodh çanta me rreth dy mijë euro në të

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 09:58
Pejë: Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë, iu vodh çanta me rreth dy mijë euro në të

Një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë është grabitur, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro në të, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai në polici ka raportuar se së pari është grushtuar nga i dyshuari, e më pas i është grabitur çanten me para.

Rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një poste të shpejtë, ka raportuar se një person i dyshuar deri më tani i pa njohur me maske mjekësore, fillimisht e ka grushtuar disa here dhe pastaj ja ka grabitur çantën me rreth 1500-2000 (njëmijë e pesëqind deri në dymijë) €. I dyshuar nga vendi i ngjarjes është larguar në këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)