Gjilan: Arrestohet një person, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 10:06
Gjilan: Arrestohet  një person, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime

Një grua në Gjilan ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.

"Gjilan 11.09.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime. Nga njësitë relevante policore janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar, më 22.09.2023, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)