Ferizaj: E sulmoi fizikisht policen, arrestohet një grua

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 10:18
Ferizaj: E sulmoi fizikisht policen, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me një rast.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Reçakut, Ferizaj 22.09.2023 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore e cila ishte duke u marr me një rast. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)