U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 11:31
U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues serb, në cilën ka qenë edhe një pasagjer serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar mbrëmë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku dyshohet se vetura është futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë të kalimeve të rregullta kufitare.

Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)