Berisha: Rama dhe McGonigal janë bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

  • S.A /
  • 23 September 2023 - 12:15
Berisha: Rama dhe McGonigal janë bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pasi ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare. Në këmbim të zbutjes së dënimit, ai pranoi gjithçka nga dosja shqiptare, transmeton "kosova Sot Online". Berisha shkruan se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë bashkëfajtorë dhe në shkurt do përfundojnë në burg të dy.

POSTIMI I PLOTË:

 

Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë!

Në shkurt të dy në burg.

Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri. Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite! Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit.

(Kosova Sot Online )