Digjet një shtëpi Malishevë, vdes 76 vjeçari

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 12:41
Digjet një shtëpi Malishevë, vdes 76 vjeçari

Një 76 vjeçar nga Malisheva ka vdekur si pasojë e një zjarri që kaploi sot shtëpinë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkë me të kanë qenë duke banuar në shtëpi edhe tre persona të tjerë, të cilët kishin arritur të shpëtonin nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale në Gjakovë.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes)”.

(Kosova Sot Online)