Zafir Berisha: Sfeçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 13:53
Zafir Berisha: Sfeçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ministrin të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “zagar gjahu” të kryeministrit Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berisha ka shkruar shpërthimi i bombave në veri është episodi i një seriali të ri.

“Episodi i ri i serialit “Albin-Vuçiç” vetëm sa ka filluar. Sfeçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit, duke u shitur para opinionit se gjoja nuk po kuptojn që Vuçiçi i ka futur në kurthë dhe po lozën me ta, sikurse me fëmijtë e qerdhes. Mbrëm ka shpërthy një, sonde shpërthejn dy, kështu seriali vazhdon”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)