Presidentja Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në SHBA

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 14:24
Presidentja Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në New York, ku ka premtuar mbështetje për studentët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shtuar se studentët janë shtylla e së ardhmes sonë.

Osmani ka shkruar se kishte një pasdite frymëzuese me studentët brilantë të shoqërisë shqiptare në Columbia.

“Studentët tanë janë shtylla e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë sepse kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)