Suharekë: Zjarr në një autoservis, digjen disa vetura

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 16:51
Suharekë: Zjarr në një autoservis, digjen disa vetura

Një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ldhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se kanë pak zjarrfikës e shumë nevoja, ndaj iu ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta kenë parasysh këtë.

(Kosova Sot Online)