Gërvalla takon homologun e Singaporit, tregon se për çfarë diskutuan

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 17:17
Gërvalla takon homologun e Singaporit, tregon se për çfarë diskutuan

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me homologun e saj të Singaporit, Vivian Balakrishnan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka treguar se me të kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Singaporit.

Ministrja Gërvalla ka shkruar se Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera përkundër të gjitha dyshimeve. Shumë mirënjohëse për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegun tim Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Singaporit dhe Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)