Tërmeti godet Turqinë, në këtë vend ishte epiqendra

  • E /
  • 23 September 2023 - 17:35
Tërmeti godet Turqinë, në këtë vend ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në provincën Kahramanmaraş në Turqinë juglindore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive (AFAD), në rrjetin social X, lëkundjet janë regjistruar në orën 11:22 me orën lokale dhe epiqendra ishte në rajonin Goksun.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 8.48 kilometrash.

(Kosova Sot Online)