Policia e KFOR-i nisen drejt Veriut

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 10:21
Policia e KFOR-i nisen drejt Veriut

Në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës, janë parë të stacionuara forca të shtuara të Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E gjithë kjo vjen pasi mbrëmë rreth orës 02:35 të mëngjesit, nga grupe kriminale ka mbetur një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Sipas policisë, deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pasi një grup personash me dy kamionë kanë bllokuar urën që çon në fshatin Banjskë.

Pas reagimit të tri njësive të policisë, me të hasur në vendin e ngjarjes, të njëjtit janë sulmuar me zollë, granata dore e armë zjarri, ku të shtënat po vazhdojnë akoma.

(Kosova Sot Online)