Flasin banorët nga Veriu: Ishte një 'luftë e vërtetë e vogël'

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 10:33
Flasin banorët nga Veriu: Ishte një 'luftë e vërtetë e vogël'

Të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”.

Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një numër i policisë ishin vendosur.

Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.

Sipas raportimeve tani situata është e qetë.  

(Kosova Sot Online)