ShSKUK pas tensioneve në Veri: Ngrihet gjendja e gatishmërisë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 10:38
ShSKUK pas tensioneve në Veri: Ngrihet gjendja e gatishmërisë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, thuhet në njoftim.

Joseph: Amerika po e mbështet autonominë serbe si gur të shenjtë për mbyll…

“Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë”.

ShSKUK u shpreh ngushëllime të thella familjes së policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë.


(Kosova Sot Online)