Hovenier: Dënojmë ashpër sulmet e orkestruara ndaj Policisë së Kosovës në Veri

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 10:43
Hovenier: Dënojmë ashpër sulmet e orkestruara ndaj Policisë së Kosovës në Veri

Për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Veri, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë.

Ai ka thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.

“Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)