UNMIK dënon tragjedinë që ndodhi në Veri

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 11:28
UNMIK dënon tragjedinë që ndodhi në Veri

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për vrasjen e policit në veri dhe dënon këtë incident tragjik në termat më të ashpër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo bën thirrje që autorët të mbahen në përgjegjësi, teksa policëve të lënduar u uron shërim të shpejtë.

“UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

(Kosova Sot Online)