Kurti: Në Veri po vazhdojnë të shtënat me armë kundër policisë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 11:58
Kurti: Në Veri po vazhdojnë të shtënat me armë kundër policisë

Të shtënat me armë në Veri kundër Policisë po vazhdojnë, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se kjo është arsyeje pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në Veri.

“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka vazhduar Kurti.

Një polic në Veri ka mbetur i vdekur, një tjetër i plagosur e një i lënduar.

Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin si akt terrorist. 

(Kosova Sot Online)