Martens: A do ta dënojë Lajçak vrasjen e policit në Veri?

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 12:10
Martens: A do ta dënojë Lajçak vrasjen e policit në Veri?

Pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit, ka reaguar gazetari gjerman, Michael Martens, i cili përcjell zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Martens ka thumbuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, duke thënë se ai si “ndërmjetësues i paanshëm që është do të dënojë vrasjen e policit kosovar nga kriminelët serbë dhe do të kërkojë arrestimin e menjëhershëm të autorëve”.

Gazetari gjerman më tej ka shtuar se “ndoshta nuk e bën” një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)