Zëvendësdrejtori i policisë tregon a ishte prezent Wagner në veri të vendit!

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 13:20
Zëvendësdrejtori i policisë tregon a ishte prezent Wagner në veri të vendit!

Për mundësinë e prezencës së individëve të grupit Wagner rreth kufirit të Kosovës apo edhe brenda, ka folur zëvendësdrejtori i Policisë, Fehmi Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se deri më tani s’kanë asgjë të faktuar, por se informacionet për këtë janë duke u trajtuar. 

“Grupi Wagner – kemi pasë edhe më herët, që individë të grupit Wagner po lëvizin apo edhe mund të lëvizin, apo edhe mund të sulmojmë. Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo, deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar që kanë qenë pjesëtarët [e Wganer]. Sepse e dini që gjykata i kërkojnë gjithçka të dokumentuar. Andaj, si informacione i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar”, tha ai. M

Ndërkaq, në këtë pyetje nuk u përgjigj kryeministri Kurti veçse tha se kufiri me Serbinë s’është lehtë i menaxhueshëm.

“Territor shumë i madh, kodrinoro-malor, është vështirë i kontrollueshëm në secilën pikë. Siç e dimë ne kufirin, e di edhe xhandërmëria e Serbisë”.

(Kosova Sot Online)