KFOR: Misioni i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 14:45
KFOR: Misioni i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës

Pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit, kanë reaguar misioni i KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

KFOR kanë thënë se po e montirojnë nga afër situatën në Banjska dhe se trupat e KFOR-it janë prezente në atë pjesë dhe të gatshme të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.

Në reagim tutje thuhet se Policia e Kosovës, si përgjegjës i parë, ka përgjegjësinë primare për menaxhimin e incidentit në terren.

 KFOR potencon se Komandanti i tyre është në kontakt konstant me të gjithë palët, përfshirë BE-në, komandantin e Forcave serbe, institucionet e Kosovës dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)