Ministria e Punëve të Jashtme akuzon Serbinë për sulm ndaj sovranitetit

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:31
Ministria e Punëve të Jashtme akuzon Serbinë për sulm ndaj sovranitetit

Për rastin tragjik në Veri, ku ka mbetur një polic i vrarë, një i plagosur dhe një i lënduar, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në platformën “X”, MPJ ka thënë se riafirmojnë angazhimin për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë.

Ndërsa kanë shtuar se mbështetja e Serbisë për dhunën dhe terrorizmin paraqet shkelje flagrante të sigurisë kombëtare dhe ligjeve.

“Teksa jemi të pikëlluar për humbjen e policit tonë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Mbështetja e dhunës dhe terrorizmit nga Serbia paraqet një shkelje flagrante të sigurisë tonë kombëtare dhe ligjeve, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare.”

MPJ u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë sulmet e sotme.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që të dënojnë sulmet e sotme terroriste dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon në termat më të fortë të mundshëm.”


(Kosova Sot Online)