Barbano: EULEX’i është plotësisht i angazhuar në monitorimin e situatës në Veri

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:44
Barbano: EULEX’i është plotësisht i angazhuar në monitorimin e situatës në Veri

Për ngjarjet e fundit në Veri, ka reaguar shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Barbano ka thënë se janë të tmerruar, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë.

Ai ka shkruar në “X” se EULEX’i është plotësisht i angazhuar në monitorimin e situatës në Veri, derisa ka shtuar se do të mbështesin institucionet e Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.

“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. I uroj shërim të shpejtë dy policëve të plagosur. EULEX si reagues i dytë i sigurisë, është plotësisht i angazhuar në monitorimin nga afër të situatës në vend, duke qëndruar i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në masën më maksimale të mundshme për të ruajtuar stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj, në koordinim të ngushtë me KFOR”.

(Kosova Sot Online)