Për policin që u vra në detyrë sonte në Prishtinë ndizen qirinj

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 16:21
Për policin që u vra në detyrë sonte në Prishtinë ndizen qirinj

Për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj), në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë njoftim e ka dhënë policia.

Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)