Për sulmin në veri reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 16:51
Për sulmin në veri reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë

Për sulmin në veri ku është vrarë një polic, ka reaguar  Ministria e Jashtme e Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

MPJ-ja gjermane ka thënë se grupet e armatosura kriminale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve.

Po ashtu kërkohet që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

Po ashtu, Manuel Sarrazin, përfaqësues Special i Qeverisë Federale Gjermane për Vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do tëniset për Kosovë.

”Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)