Sveçla: Lufta dhe përpjekja për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 17:23
Sveçla: Lufta dhe përpjekja për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Për policin e vrarë sot në veri të vendit, Afrim Bunjaku, ka shkruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thënë se ai ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës”.

Sveçla tha se s’do të ndalen për idealin që ra Afrim Bunjaku.

“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)