Roth: Bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me gjasë janë përgjegjës për këtë sulm

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 17:35
Roth: Bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me gjasë janë përgjegjës për këtë sulm

Për sulmin brutal në veri, ku u vra një polic i Kosovës, ka reaguar kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me gjasë janë përgjegjës për këtë sulm.

Roth ka thënë se është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiq”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)