Sot varroset Afrim Bunjaku, polici që u vra dje në Veri

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 07:41
Sot varroset Afrim Bunjaku, polici që u vra dje në Veri

Polici i vrarë dje në Veri, Afrim Bunjaku, do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Përveç Bunjakut, dje në Veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë lënduar.

(Kosova Sot Online)