Në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 09:39
Në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin shtetit, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele të Serbisë në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhabir Hamiti, ambasador i Kosovës atje, ka publikuar fotografi nga ambasada dhe flamuri i Kosovës që është ulur në gjysmështizë.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e në ka nxjerrë në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën X.

(Kosova Sot Online)