Sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 10:35
Sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku që u vra dje në Zveçan nga një sulm i serbëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:30.

Ndërsa, mbledhja do të mbahet në amfiteatrin e Biblotekës Kombëtare.

“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.”

(Kosova Sot Online)