Mijatoviq: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 11:03
 Mijatoviq: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë

Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq, ka shkruar mbi sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Serbia dhe regjimi i Aleksander Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë.

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)