Bugajski: Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 11:14
Bugajski: Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Janusz Bugajski, ka reaguar për ngjarjen që ka ndodhur dje në veri të Kosovës, ku një grup terrorist vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe palgosi dy të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bugajski ka shkruar se nëse Serbia s’mund ta njohë realitetin, atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare dhe të vendosin trupat e NATO-s në kufi për të konfiskuar të gjitha armët e separatistëve serbë.

“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin, atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare, të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë. Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)