Ambasada Amerikane në Prishtinë e ul flamurin në gjysmështizë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 11:38
Ambasada Amerikane në Prishtinë e ul flamurin në gjysmështizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasada ka thënë se u bashkohet institucioneve në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)