Edhe Shkupi nderon policin hero, Afrim Bunjaku

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 11:51
Edhe Shkupi nderon policin hero, Afrim Bunjaku

Shkupi sonte do të solidarizohet me familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje pas sulmeve të terroristëve serb në manastirin në Zveçan të Mitrovicës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me ndezjen e qirinjëve dhe vendosjen e luleve në sheshin Skenderbeu në Shkup me fillim nga ora 19:00, Shkupi i bashkohet maratonës nderuese për policin hero.

Njoftimi i plotë:

Sot në ora 19:00 të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në Shkup të bëjmë homazhe për policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.

Dikush bën lutje, dikush ndez qirinj e dikush edhe vendos lule.

Nuk ka rëndësi mënyra, por me rëndësi është të jemi të pranishëm dhe të vlerësojmë dhe respektojmë veprën heroike të vëllaut tonë nga Kosova dhe ti tregojmë gjithëve se JEMI NJË.

(Kosova Sot Online)