Emisari gjerman e dënon sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës: Dje ka qenë një situatë e tmerrshme

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 12:00
Emisari gjerman e dënon sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës: Dje ka qenë një situatë e tmerrshme

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka folur për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sarrazin ka thënë se e dënojnë ashpër sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Polcisë së Kosovës

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Polciisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.

(Kosova Sot Online)