Fitoi zgjedhjet në Kukës, Halilaj: I bashkohemi zisë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, festojmë në një ditë tjetër

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 14:07
Fitoi zgjedhjet në Kukës, Halilaj: I bashkohemi  zisë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, festojmë në një ditë tjetër

Kandidati socialist, Albert Halilaj, ka reaguar pas fitores së thellë në Kukës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Halilaj njofton se PS do ta shtyjë festën e fitores për një ditë tjetër, duke respektuar zinë kombëtare në Kosovë pas vrasjes së efektivit të policisë në veri të vendit.

“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të bashkisë Kukës, nuk do të zhvillohen sot por në një ditë tjetër. Në krah të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç Evropë”, ka shkruar Halilaj.

(Kosova Sot Online)