Sulmi terrorist në Veri, reagon Blinken

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 14:23
Sulmi terrorist në Veri, reagon Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se SHBA dënojnë fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)