Presidenti i Serbisë nesër takohet me ambasadorët e vendeve të Quint-it

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 14:59
Presidenti i Serbisë nesër takohet me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër do të bisedojë me ambasadorët e vendeve të Quintit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Presidenti i Serbisë do të takohet me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian”, njoftuan nga zyra e Vuçiqit.

Ky takim nesër do të mbahet në orën 8:30.

(Kosova Sot Online)