Sveçla: Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 15:28
Sveçla: Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojnë ata menjëherë te autoritetet e Kosovës.

“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Poashtu për çfarëdo pjesëtari i këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)