Sveçla flet për armatimin që është gjetur në fshatin Banjska të Zveçanit

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 16:05
Sveçla flet për armatimin që është gjetur në fshatin Banjska të Zveçanit

Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për armatimin që është gjetur në fshatin Banjska të Zveçanit e që i përkiste grupit terrorist që ka vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla në konferencë ka qenë bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Kreu i MPB-së në momentin kur ia ka dhënë fjalën Drejtorit të PK-së, Gazmend Hoxha, ka thënë se ai do të flasë më në detaje rreth pajisjeve që janë gjetur dhe që vazhdojnë të gjenden edhe sot brenda fshatit Banjskë, brenda objekteve të Manastirit të Banjskës dhe në kodrat përreth, 

“Për të dhënë më shumë detajeve rreth pajisjeve dhe gjësendeve që janë gjetur dje dhe që vazhdojnë të gjenden sot, brenda fshatit, brenda objekteve të manastirit të Banjskës por edhe në kodrat përreth Banjskës” , ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)