Varroset polici Afrim Bunjaku i cili u vra në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 16:11
Varroset polici Afrim Bunjaku i cili u vra në veri të Kosovës

Për ta varrosur policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri, familjarë, kolegë e miq të shumtë janë mbledhur në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty shihen kolegët e Bunjakut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të renditur me nga një lule të bardhë në dorë.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier dhe Shefi i Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

(Kosova Sot Online)