Ja kush thotë: Vuçiq po krijon mjedis për agresion kriminal kundër Kosovës

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 17:08
Ja kush thotë: Vuçiq po krijon mjedis për agresion kriminal kundër Kosovës

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasnder Vucic po gënjen me paturpësi. Politikani gjerman i ka reaguar pretendimeve të presidentit serb të bëra në takim me ambasadorin rus, duke thënë se në Kosovë s’ka spastrim etnik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.

Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer.

(Kosova Sot Online)