Në një ceremoni shtetërore policit Afrim Bunjaku i është dhënë lamtumira e fundit

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 18:09
Në një ceremoni shtetërore policit Afrim Bunjaku i është dhënë lamtumira e fundit

Në një ceremoni shtetërore, efektivit të Policisë së Kosovës me gradën rreshter, Afrim Bunjaku, i është dhënë lamtumira e fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bunjaku u vra nga grupi serb i armatosur një ditë më parë në Banjckë, në veri të Kosovës.

Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e personalitete të tjerë.

Presidentja Osmania tha se efektivi i policisë Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.

Kryeministri Kurti e konsideroi heroizëm rënien e Afrim Bunjakut në krye të detyrës dhe sakrificë në betejën e Kosovës për të garantuar ligjin dhe kushtetueshmërinë.

frim Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

(Kosova Sot Online)