Gjetjen e trupit të pajetë në Banjskë e konfirmon zyrtarisht Prokuroria

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 18:18
Gjetjen e trupit të pajetë në Banjskë e konfirmon zyrtarisht Prokuroria

Veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit, i ka udhëhequr Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

PSRK-ja, konfirmon se, sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.


(Kosova Sot Online)