Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 19:02
Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim

Akuzat për rryshfet dhe konspiracion rrezikojnë të ardhmen politike të njërit prej senatorëve më me ndikim të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa vetë senatori i mohon me forcë akuzat, ekspertët thonë se akuzat janë serioze dhe dëshmojnë për funksionimin e një sistemi të fortë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq në shtetin e senatorit, në Nju Xhersi, banorët nuk shprehen të befasuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, përballet me një sërë akuzash federale, ndër të tjera se mori rryshfet, që përmes ndikimit të tij të përfitonin tre sipërmarrës dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi për zgjidhjen e problemeve ligjore të bashkëpunëtorëve të bashkëshortes së tij.

Agjentët e FBI-së kryen kontroll tek banesa dhe tek banka ku ruanin objektet në kasafortë Senatori Menendez dhe Nadine Menendez në Nju Xhersi. Në dollapët e rrobave, ata zbuluan rreth 500 mijë dollarë të futur në zarfa. Disa nga paratë ishin të futura nëpër xhepat e rrobave të senatorit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Agjentët zbuluan edhe sasi të mëdha floriri”, njoftoi Damian Williams, prokuror i distriktit jugor të Nju Jorkut.

Senatori Menendez ishte përballur edhe më parë me akuza për korrupsion në vitin 2017, por prokurorët nuk e vazhduan çështjen, pasi juria në gjyqin kundër tij, nuk arriti të merrte një vendim nëse ai ishte fajtor, apo jo.

(Kosova Sot Online)