Për policin e vrarë Afrim Bunjaku, Ambasada italiane në zi

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 19:14
Për policin e vrarë Afrim Bunjaku, Ambasada italiane në zi

Për heroin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në veri si polic i Kosovës, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka ditë zie në Kosovë dhe këtë po e respekton edhe Italia.

Flamuri italian është në gjysmështizë. Ambasada italiane ka shprehur ngushëllime për familjen Bunjaku.

“I bashkohemi institucionit të Kosovës në zi  Rreshter i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm frikacak terrorist. Në Ambasadën tonë, flamujt e Italisë dhe Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmështizë. Mendimet tona janë me familjen e tij, kolegët, njerëzit e dashur dhe me të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ambasada italiane.

(Kosova Sot Online)