Edhe në Tetovë nderohet polici Afrim Bunjaku

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 19:29
Edhe në Tetovë nderohet polici Afrim Bunjaku

Polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku që është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar edhe në Tetovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.

Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist.

Qeveria e Kosovës e bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)