Dioqeza e Rashkës: Është gjetur armatim në oborrin e manastirit të Banjskës

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 20:10
Dioqeza e Rashkës: Është gjetur armatim në oborrin e manastirit të Banjskës

Dioqeza e Rashkës ka dalë me një njoftim të ri pasi në Manastirin e Banjaskës është gjetur armatim, të dielën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aty thuhet se Peshkopi Teodosije ka vizituar manastirin e Banjskës një ditë pas sulmit terrorist në Veri, të cilin Dioqeza e Rashkës e cilëson si “konflikt të armatosur”.

E për armët e gjetura nga policia brenda manastirit, pretendohet se armët janë gjetur në oborr, duke aluduar se individët të grupit të armatosur i kanë hedhur ato gjatë tërheqjes së të dielës.

"Në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)