Kryeministri Kurti publikon arsenalin e armatimit të kapur në veri

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 22:28
Kryeministri Kurti  publikon arsenalin e armatimit të kapur në veri

Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës.

Kështu, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka mbështetur këtë grup.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Image

(Kosova Sot Online)