Zbulohet arsyeja pse Qeveria ndau 10 milionë euro

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 23:00
Zbulohet arsyeja pse Qeveria ndau 10 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë mbledhje është emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Farmaceutikës, Grupi Nr.47.

Është emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Shëndetit/Mjekësisë, Grupi Nr. 18.

Poashtu janë ndarë 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

(Kosova Sot Online)