Qendresa ka nevojë për ndihmë, për shërimin e saj jashtë vendit nevojiten 130 mijë euro

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 08:31
Qendresa ka nevojë për ndihmë, për shërimin e saj jashtë vendit nevojiten 130 mijë euro

Infermierja, Qendresa Llapashtica-Ismajli, është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës nuk mund të bëhet në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli ka vendosur të kërkojë ndihmë.

Ai thotë se për shërimin e bashkëshortes i duhen plot 130 mijë euro.

Ismajli ka thënë se familja e tyre nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj kanë bërë apel që të na ndihmojnë Qendresen.

Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçare, është nënë e dy vajzave, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe dhe momentalisht ndodhet në Turqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me zemër të rënduar ju njoftoj se gruaja ime, Qendresa Llapashtica-Ismajli është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk mund të bëhet në Kosovë.

Për shkak të moshës së re dhe natyrës agresive të sëmundjes është vendosur nga mjekët që Qendresa të dërgohet për trajtim jashtë vendit për transplant eventual të palcës kockore.

Shuma e cila kërkohet për shërimin e kësaj sëmundjeje është 130.000 euro.

Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçare, është nënë e dy vajzave, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe dhe momentalisht ndodhet në Turqi.

Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të vënë dorën në zemër që të na ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që Qëndresa të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë jetën me familje.

Kushdo që mundet, të ndihmojnë sado pak Qëndresën:

Numri i xhirollogarisë IBAN brenda dhe jashtë vendit:

Erduan Ismajli

XK051501001029410783

Adresa:Prishtinë,Emshir – Rruga:Ali Vitia

SËIFT code: RBKOXKPR

Raiffaisen Bank Kosova

Numri kontaktues:

+38349402508